Michael Ballack ka bërë të ditur se mund të largohet nga Chelsea në fund të këtij sezoni, por edhe mund të pensionohet nga futbolli.Mesfushori gjerman, i cili mbush 33 vjet këtë muaj, ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij më vlerë prej 130 mijë funtash në javë. Klubi ende nuk ka filluar bisedimet me futbollistin për vazhdimin e marrëveshjes.
“Pas Kampionatit botëror 2010 do të vendos nëse do të vazhdoj të luaj apo të ndalem. Do të vazhdoj për aq sa ndihem i lumtur dhe kam ambicie në sport”, deklaroi ai.