05 shtator 2009

Sonte supersfida Argjentinë-Brazil, ose Maradona-Kaka’

Duket se ka nisur “lufta” në përballjen e madhe midis Argjentinës dhe Brazilit. Ditë më parë në mediat e huaja trajneri aktual dhe ish-futbollisti i “celetëve”, Diego Armando Maradona deklaroi se skuadra e tij do të “fundosë” Brazilin, ndërkohë që përgjitha e menjëhershme ka ardhur nga futbollisti i Realit të Madritit, Kaka’. Por në mënyrë akoma më të ashpër: “Diego? Unë jam më i kompletuar se ai,”- një krahasim ky i fundit që do të bëhej më real nëse kohët do të ktheheshin vite më parë. Më tej ish-lojtari i Milanit shton: “Nuk jam një artist i mirë si ai për gjërat që bënte në fush, por unë jam më i kompletuar. Sot talenti nuk mjafton.”
Por cfarë tha tjetër Maradona ditë më parë duke nxitur përgjigjen mbase nga një lojtarë që nuk shquhet për sulme të ndryshme mediatike sic është edhe Kaka’?: “Do t’i sulmojmë nga të gjitha anët, kjo është e sigurtë. Do të kërkojmë t’i fundosim duke i shtyrë nga porta e tyre,- citon Maradona, i cili nuk ka shumë kohë në drejtimin e përfaqësueses së Argjentinës, por ndihet menjëherë “zotë shtëpi” duke kërcënuar kombëtaren me më shumë tituj në botë, sic është ajo verdheblu.
Ndërkohë që Kaka’ vazhdon: “Do të ketë presion të madh në këtë sfidë. Kundërshtarët do të hidhen menjëherë në sulm për të kërkuar golin, por mbase kjo do të jetë në favorin tonë. Objektivi ynë është për të siguruar kualifikimin”-
Mbase ky krahasim midis Kaka’-s dhe Maradonës ka ndezur akoma më shumë inatin midis dy skuadrave në sfidën që do të luhet sot në orët vona të mbrëmjes, ndërkohë që edhe tifozeritë e të dyja kombëtareve kanë filluar të sfidohen që tani.