Sulmuesi i Juventusit, Amauri synon të paraqitet me fanellën e Kombëtares italiane në Kampionatin botëror 2010.Pavarësisht disa zhegitjeve në aplikacionin e tij për pajisjen me pasaportë italiane, Amauri dëshiron të realizojë ëndrrën e paraqitjes në garën e vitit të ardhshëm në Afrikën e Jugut.
“Shpresoj të jem në Afrikën e Jugut. Nëse ftohem, do të jetë nder të bart fanellën e Azzurrëve. Kam zgjedhur Italinë para Brazilit, sepse në këndvështrimin sportiv jam rritur këtu”, deklaroi Amauri.