Ronaldinho: Pensionimi im, spekulim
"Sigurisht që nuk është vërtetë. Në realitet gjërat janë krejt ndryshe. Ai është duke u përpjekur më çdo çmim që sa më parë të fitojë vendin në kombëtaren e Brazilit ", pohoi vëllai i Ronaldinho-s, Roberto de Assis duke i demantuar disa shkrime në mediat spanjolle. Shumë shpejt edhe Ronaldinho i demantoi këto shkrime të publikuara nga gazeta "Sport": "Kurrë nuk kam menduar për pensionim. Futbolli gjithmonë më ka argëtuar dhe kjo gjë ende nuk është ndryshuar. Jam i lumtur në Milan me të cilët kam ndërmend edhe që ta ripërtërijë kontratën deri në fund të vitit 2011, dhe do të jap shumë nga vetja që të mund të fitojmë sa më shumë trofe".