Ja pse është i lumtur Bogdani?
Erjon Bogdani është shprehur i lumtur për golin e shënuar në Serie A të Italisë në futboll kundër skuadrës së Genoas. “A jam i lumtur? Natyrisht që ndihem i lumtur. Gjithsesi, më duhet të them se futbolli ndonjëherë është i çuditshëm. Kur shënon një gol bëhesh mënjëherë protagonist, ndërsa në rastet kur nuk gjen rrugën e rrjetës sakrificat nuk të vlerësohen, edhe pse në fushën e lojës mund të japësh maksimumin, pavarësisht kësaj, falënderoj trajnerin e Chievos, Di Karlo, dhe stafin teknik që më kanë mbështetur gjatë gjithë kohës. Është merita e tyre që po kaloj një formë të mirë fizike,- tha Bogdani”.