22 shtator 2009

Drenica: E kemi shumë vështirë me Prishtinën

Ndër futbollistët më me përvojë në skuadrën e futbollit Drenica nga Skenderaj, Sami Geci, është i bindur se do të dalin triumfues kundër kampionit në fuqi, Prishtinës. “Pas disa rezultateve të dobëta që kemi pasur disa javë më parë, si duket kemi dalë nga kjo situatë dhe presim rezultat pozitiv kundër Prishtinës. Pavarësisht se Prishtina ka rezultate jo aq të mira në fillim të kampionatit, duhet të jemi të vëmendshëm, sepse kemi të bëjmë më një skuadër të fortë dhe që ka futbollistë cilësorë. Drenica është e përgatitur për këtë sfidë të vështirë dhe mendoj se do të fitojmë këtë përballje”, tha Geci.