23 shtator 2009

Rezart Taçi: Nëse do Berluskoni, unë e blej Milanin

Biznesmeni i naftës, i cili gjatë verës ishte pranë blerjes së Bolonjës, ëndërron të bëhet numri 1 i Milanit.Dhe këtë ambicie ai nuk e fsheh: "Si Berluskoni ashtu edhe Galiani e dinë shumë mirë se nëse kompania do të vendosë të lëshojë shumicën e aksioneve apo një pjese domethenese të klubit, grupi im është i disponueshëm ta bleje,”- është shprehur Taçi. Nga faqet e “Gazzetta dello Sport” biznesmeni shqiptar i ka lëshuar një sfidë Silvio Berluskonit. “Ëndrra ime është të hyj në atë shoqëri. Milani është prioriteti im, por nuk përjashtohen edhe rrugë të tjera. Edhe të shkoj të trokas tek Menarini për Bolonjën, kush e di…,”- shtoi Rezart Taçi.