Morati: Koret ndaj Balotelit, ndeshja duhej ndërprerë
Presidenti i Interit deklaron se ndaj koreve raciste në stadiume duhen marrë menjëherë masa të forta.“Ndeshja në Kaljari duhej ndërprerë për shkak të thirrjeve në korr në drejtim të Balotelit.” Masio Morati i ka idetë e qarta në lidhje me këtë çështje dhe dënon sjelljen antisportive të tifozëve të Kaljarit për sulmuesin me ngjyrë të Interit.“Në raste të tilla, ndeshja duhet ndërprerë, për të dhënë një sinjal të fortë mbi racizmin,”- tha presidenti zikaltër. Vendimi për ndërprerjen e një ndeshjeje mund të merret vetëm nga përgjegjësi i rregullit në stadium, i cili ia komunikon kryesorit nëpërmjet gjyqtarit të katërt ose njërit prej anësorëve.Nëndrejtori i Kaljarit, Xhuzepe Garxhulo shpjegon se e kishin marrë parasysh episodin dhe së bashku me një nga drejtuesit e Interit vendosën se nuk ishte e nevojshme të ndërpritej ndeshja.Morati nuk harron të flasë edhe në lidhje me kampionatin. Sipas tij, ecuria e mirë e Juventusit është në të mirë të kampionatit: “Ishte e dukshme që ishin një skuadër e mirë dhe këtë e tregon nisja pozitive. Kjo është në të mirë të kampionatit.”Pastaj për skuadrën e vet: “Jemi më tepër skuadër se vitin e kaluar? Pas ndeshjes me Kaljarin nuk dukej tamam kështu, por sigurisht që kemi mundësi që ta bëjmë në të ardhmen. Problemi është se na u desh të ndryshonm plotësisht mënyrën e lojës. Ndërkaq, për fitoren mendoi Milito: është jë lojtar i shkëlqyer, punëtor, një profesionist që bën më të mirën për skuadrën.”Morati është i matur edhe për synimet në Europë: “Para së gjithash, duhet të kalojmë fazë e grupeve dhe besoj se nuk do të jetë e lehtë, jo vetëm për ne, por edhe për Barcelonën.”Presidenti i Interit pohoi edhe një herë se Antonio Kasano nuk bën pjesë në planet e Interit. “Ai është një kampion i madh, një artist i futbollit dhe përvoja do ta ndihmojë të përmirësohet. Por ai nuk hyn në strategjitë tona të merkatos, nuk e kemi kërkuar kurrë,”- sqaroi Morati.Më tej, numri një i klubit zikaltër ndalet edhe te skualifikimi trajnerit Hoze Mourinjo në ndeshjen me Kaljarin: “Nuk e prisnim skualifikimin. Por nuk duhet ngatërruar gjallëria e tij me agresivitet. Nuk isha në Kaljari, prandaj nuk mund të gjykoj. Por sipas atyre që më treguan, Mourinjo nuk ofendoi gjyqtarin, prandaj nuk e priste këtë skualifikim.”Për Mourinjon kjo është hera e tretë që del me karton të kuq që prej ardhjes së tij në Milano pak më shumë se një vit më parë. “Ju e shihni gjallërinë e tij, por për aq sa e njoh unë, mund t’ju them se është shumë i respektueshëm ndaj institucioneve, nuk e kam dëgjuar të thotë kurrë diçka në drejtim të arbitrave,”- përfundoi Masimo Morati.