Redknapp pëlqen Ferdinandin
Për ta mbyllur problemin me mbrojtës të qendrës, Tottenham po mendon për qendër mbrojtësin e Sunderland, Anton Ferdinand. Katër qendërmbrojtësit e Hotspur, Woodgate, King, Bassong e Dawson, janë të lënduar, kështu që trajneri i Tottenham, Harry Redknapp, ka rënë në hall të madh. Vëllai i vogël i të famshmit Rio Ferdinand, ishte objektiv i Spurs edhe gjatë kësaj vere, kur menaxheri Redknapp i ofroi Sunderlandit si shkëmbim kartonin e lojtarit të krahut, Hutton, por ky shkëmbim kishte dështuar.