23 shtator 2009

Forlan pret vazhdimin e kontratës

Diego Forlan është i gatshëm ta vazhdojë ofertën me Atletico Madrid. Sipas burimeve pranë futbollistit, 30 vjeçari dhe klubi spanjoll e kanë arritur marrëveshjen për vazhdimin e kontratës, e cila mund të zyrtarizohet gjatë ditëve të ardhshme.“Ka mbetur edhe diçka të shtohet, por shpresoj që të kryhet këtë javë. Jam mjaft i kënaqur në këtë klub dhe dëshiroj të mbetem këtu për një kohë të gjatë”, u shpreh sulmuesi Forlan për mediat spanjolle.