Kristiano Ronaldo: golat po vijojne…
60 sekonda loje dhe Kristiano Ronaldo hap rrugen per fitoren e thelle te Realit te Madridit, 5:0 ndaj debutuesit Xerez. Megjithate vazhdimi i kesa sfide eshte disi i cuditshem. Skuadra madrilène bllokohet ne shifrat 1:0 deri 15 minuta perpara perfundimit, per te shperthyer me kater gola te tjere. Nuk ka skenar ndryshe nga ajo David kunder Goliath, pasi perballe ishin Real Madrid me nje buxhet prej 400 milion euro dhe Xerez me buxhetin me te vogel ne ligen e pare spanjole. Ne 15 minutat e fundit per skuadren madrilène shenojne perseri mesfushori portugez, pastaj Guti, Karim Benzema dhe Van Nistelroj, i rikthyer pas nje mungese te gjate ne futboll. Nje kthim enderr per sulmuesin holandez, qe menjehere gjen golin por dhe demtohet. Van Nistelroj shpresoj se ekzaminimi me skan nuk do te tregoje nje demtim serioz, ndoshta ai eshte muskular, pasoje e qendrimit jashte fushe per afro nje vit. Me kete fitore, Real Madrid merr kryesimin e liges se pare spanjole per shkak golavarazhi pasi pike te plota pas tre javesh kane dhe Barcelona e Atletiko Bilbao. “Kristiano Ronaldo eshte nje futbollist i jashtezakonshem qe e ndihmon shume skuadren”, pohoi mbrojtesi brazilian Marcelo. Por tekniku kilian Manuel Pelegrini ashtu si ai i Barcelones, Pep Guardiola, pas fitores 5:2 me Atletiko Madrid, nuk i kane shmangur problemet qe kane skuadrat e tyre dhe pse fitojne thelle. “Ne nuk luajtem mire si skuader ne 20 minutat e par ate ndeshjes, pohoi Manuel Pelegrini. Ndoshta pas golit te pare, besimi qe treguam ishte i ekzagjeruar. Xerez e kontrolloi mire topin. Pas pushimit ne korrigjuam shume lojen ne mesfushe dhe per rrjedhoje erdhem golat”.