Ranieri: Në Palermo dua Romën që pashë ndaj Fiorentinës
Trajneri verdhekuq kërkon nga skuadra për ndeshjen e nesërme në Palermo të njëjtin nivel loje si në ndeshjen e të dielës kundër Fiorentinës.“E kam akoma para syve takimin kundër vjollcave – tha Ranieri -. Palermo do përpiqet të na e bëjë jetën të vështirë, por dua një skuadër të gatshme të reagojë si në ndeshjen e së dielës. Unë kërkoj gjithnjë e më shumë. Kush arrin të më ndjekë, është me mua, në tëkundërt nuk është. Për të arritur rezultatet duhet sakrificë, mua askush nuk më ka dhuruar asgjë.”Duke iu rikthyer suksesit kundër Fiorentinës, Ranieri sqaron: “Nuk kam thumbuar askënd. Thjesht kam shprehur konceptin e asaj që unë dua, në mënyrë që lojtarët të japin gjithnjë më të mirën. Stimuli duhet të jetë i vazhdueshëm, duhet përgatitje fizike dhe psikologjike. Roma e pjesës së parë është shumë afër asaj që dua unë: vendosmëri, thjeshtësidhe saktësi.”Në “Renzo Barbera” mund të mungojë Vuçiniç dhe Huan: “Të luash një herë në tre ditë nuk është e lehtë. Ata duhet të pushojnë. Kanë nevojë për stërvitje, sepse duhet të vrapojnë kilometra të tërë.”Ndërkohë, Mekses mund të rikthehet titullar në mbrojtje, pasi u la në stol të dielën ndaj Fiorentinës. “Të shohim deri në mbrëmjen e nesërme. Filipi duhet të jetë një pikë e fortë jo vetëm për Romën, por edhe për Kombëtaren franceze dhe ai e di këtë.”Në lidhje me kundërshtarët: “Ata janë një skuadër e vështirë për t’u mundur, kanë lojtarë të mirë, si Mikoli, Budan, Simplisio dhe Pastore. Nuk do të jetë aspak e lehtë, sepse kanë edhe një publik të nxehtë.”