Galiani “piketon” vendin e tretë
Administratori i deleguar i Milanit qëndron me këmbë në tokë pas fitores me Bolonjën: “Në Udineze do jetë një betejë e vërtetë.”Pas fitores së të dielës kundër Bolonjës, Adriano Galiani flet në prag të sfidës së të mërkurës kundër Udinezes: “Do jetë një sfidë shumë e vështirë, sepse Udineze është një skuadër që vrapon shumë dhe vendoset mjaft mirë në fushë.”Duke u rikthyer të fitorja e fundit në shtëpi ndaj Bolonjës, Galiani ka shpjeguar se himni i Ligës së Kampionëve që futbollistët dëgjuan në pushim të ndeshjes, ndikoi pozitivisht në lojën e ekipit. “Nuk është çudi që një lloj muzike të bën të fitosh ndeshjen,”- shtoi administratori i deleguar i kuqezinjve.Sidoqoftë, ai është i bindur se skuadra do të tregojë në kampionat të njëjtin përqendrim që tregoi në Europë. “Besoj dhe uroj që të jetë kështu. Të gjithë e dimë se Liga e Kampionëve është një kompeticion i ndryshëm nga kampionati, me skuadra që luajnë dhe të lënë të luash dhe që mbyllen shumë më pak se skuadrat italiane. Por, në një mënyrë apo në një tjetër – përfundoi galiani – unë e di se në fund të kampionatit Milani duhet të renditet në pozicionin që e lejon të marrë pjesë direkt në Ligën e Kampionëve.”