23 shtator 2009

Pas sportit, Romario i futet politikës

Romario do të fillojë karrierën si politikan. Një vit e gjysmë pasi u tërhoq nga futbolli, ish-ylli i përfaqësueses braziliane po përgatitet për një "jetë të re". 43-vjeçari do të jetë njëri prej kandidatëve të Partisë Socialiste të Brazilit (PSB) në zgjedhjet e përgjithshme, që do të zhvillohen në tetor të vitit 2010. Lajmi është konfirmuar edhe nga burime pranë kësaj force politike, që në zgjedhjet e fundit presidenciale mbështeti kreun aktual të shtetit, Luiz Inacio da Silva (Lula).