23 shtator 2009

Man. Siti, në janar kërkohet Jaja Ture

Në merkaton e ardhshme të dimrit, Mançester Siti do të bëjë gjithçka për të blerë mesfushorin e Barcelonës Jaja Ture. Klubi anglez e ka provuar në merkaton e verës, por nuk ia doli me sukses. Duket se tashmë me Serxhio Buskets gjithnjë edhe më titullar në mendjen e Guardiolës, mesfushori afrikan do të jetë më i disponueshëm për të pranuar transferimin në Angli. Drejtuesit e Sitit janë treguar të gatshëm t‘ia dyfishojnë rrogën, që Ture merr për momentin në klubin e Barcelonës.