23 shtator 2009

Moratti përkrah Mourinhos

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, nuk e ka pritur aq mirë vendimin e Gjykatës Sportive të Italisë, e cila e diskualifikoi për një ndeshje trajnerin portugez Jose Mourinho. Moratti nuk e kishte pritur këtë dënim. “Unë nuk isha në Cagliari, kështu që nuk mund të gjykoj. Nga ajo që ma kanë thënë, ai nuk e ka sharë gjyqtarin. Një gjë të tillë nuk e kishte bërë as në të kaluarën, ai i respekton shumë institucionet”, u shpreh Moratti.