23 shtator 2009

Diego, gati

Diego ndihet i gatshëm për t’u rikthyer në fushën e blertë. Mesfushori brazilian i Juventus dëshiron të jetë i pranishëm në fushë të enjten mbrëma kundër Genoas. Pasi kishte pësuar lëndim në muskul në ndeshje me Lazion, në stërvitje braziliani ka shfaqur përparim, por nuk e ka bindur të gjithë stafin mjekësor Bianconero e as trajnerin Ciro Ferrara. “Shpresoj që të jem, mezi e pres këtë lojë”, tha ish futbollisti i Werder Bremen. Objektiv i Diegos është të jetë i gatshëm 100 për qind për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munchen javën e ardhshme.