Bufon: Ndaj Xhenovas të mos pësojmë gol
Portieri i Juventusit thekson se është shumë e rëndësishme që ekipi i tij të mos pësojë gol në ndeshjen e së enjtes kundër Xhenovas.“Nuk dua të pësoj 3 gola në Xhenova.” Xhixhi Bufon, heroi bardhezi në ndeshjen ndaj Livornos i mban të motivuar shokët e ekipit duke bërë shaka.Por jo edhe aq, duke iu referuar rezultatit të vitit të kaluar. “Xhenova – pohon Bufoni – është një skuadër shumë e fortë, sidomos kur luan në fushën e vet, sepse stadiumi është fantastik dhe ambienti që krijohet mund të jetë një problem më shumë për ne. Por duhet të jemi në gjendje për të mos u frikësuar nga thirrjet e tifozëve.”Portieri i “Zonjës” ka shtuar se të enjten i pret një ndeshje tepër e rëndësishme. “Jo vetëm se duhet të marrim pikët e plota, për arsye se jemi në fillim të kampionatit, por edhe sepse duhet të japim një sinjal për veten tonë. Në ktë ndeshje duhet të japim një provë bindëse dhe të fitojmë për të rritur akoma më shumë vetëbesimin në forcat dhe mundësitë tona,”- shtoi Bufon.