25 shtator 2009

Milito: Një moment fantastik

Eshtë ai protagonisti i padiskutueshëm i këtij fillimsezoni për Interin. Diego Milito, sulmuesi argjentinas, që gjatë verës së kaluar ka shkuar në Milano nga skuadra e Xhenoas, ka bërë një seri paraqitjesh mbresëlënëse me fanellën zikaltër, duke shënuar edhe shumë gola vendimtarë. Edhe kundër Napolit, “Princi” ka vendosur firmën e tij në fitoren 3-1, që i ka dhuruar Interit tri pikë shumë të rëndësishme: “Jam shumë i kënaqur me këtë fillim fantastik të sezonit. Mendoj se kemi zhvilluar një pjesë të parë shumë të mirë, ku kemi mbyllur dhe takimin, më pas kemi patur disa probleme në të dytën, por në fund e kemi administruar shumë mirë avantazhin. Në krahasim me Kaljarin jemi futur në fushë me një mentalitet tjetër”, ka thënë sulmuesi.