Mesi: “Mjaft me kritikat per Argjentinen”
Sulmuesi Lionel Mesi eshte futbollisti me i mire ne bote dhe forma e tij te Barcelona ne kete fillim sezoni, perligj kete vleresim. Por nderkohe jo pak dyshime jane ngritur lidhur me ekstremet e lojes se Mesit, midis Barcelones dhe skuadres se Argjentines. Mesi nuk eshte vetem sulmues te Argjentina e Maradones, por dhe “mbrojtes” i skuadres kombetare. “Mjaft me kritikat, ne duhet te jemi te bashkuar dhe te shikojme perpara pasi Argjentina nuk duhet te mbetet jasht[ finaleve te kupes se botes-2010, ne Afriken e Jugut. Ky apel i Mesit vjen permes nje radioje ne Rosario. Argjentina nen drejtimin e Diego Maradones ka humbur dy ndeshjet e fundit eliminatore, 1:3 me Brazilin ne Rosario dhe 0:1 me Paraguajin ne Asuncion dhe tani rrezikon shume, pasi ndodhet ne vendin e peste ne zonen e Amerikes Latine, vendi qe te con ne ndeshje plej-ofi me skuadren e kater ne zonen e CONCACAF-it (Ameriuke Verio, Qendrore dhe Karaibet). “Une i vetem nuk mund ti fitoje ndeshjet, kam nevoje per nje skuader te mire qe te me mbeshtes. Kjo eshte arsyeja qe te Barcelona kam nje rendiment me te mire se sa te skuadra e Argjentines”, theksoi Mesi. Argjentina luan dy ndeshjet e fundit eliminatore, me Perune ne fushen e saj dhe me Uruguajin ne Montevideo. Ato duhen fituar te dyja qe skuadra e Maradones te kete nje shans per tu kualifikuar direkt per ne boterorin e Afrikes se Jugut. Mesi hodhi poshte spekullimet se raportet e tij me Maradonen nuk jane idilike. “Kur ne drejtimin e skuadres erdhi Maradona ne i fituam ndeshjet miqesore, madje duke luajtur mire. Tani e rendesishme eshte ti kalojme me sukses dy ndeshjet e fundit eliminatore”, perfundoi sulmuei i Barcelones.