24 shtator 2009

Diego: “Ne bote nuk ka asnje Bufon”

Mesfushori brazilian Diego vazhdfon gjithnje te befasoje. Pas muajit te pare ne perberje te Juventusit, ish-mesfushori i Verder Bremes ende e ka te veshtire te shpjegoje ate interes te madh qe ai ka terhequr ne futbollin italin dhe sidomos te tifozet e “zonjes se vjeter”. Ne pritje per tu rikthyer ne fushe pas demtimit muskular ne ndeshjen me Lacion, ne Olimpikun e Romes, mesfushori brazilian flet me zemer te hapur per gjithcka qe ka perjetuar ne kete aventure te re ne serine A. “Me ka befasuar madhesia e Juventusit. Nje efekt te madhe kjo skuader ka krijuar dhe te mua. Tifozet juventine me japin force, duke me qendruar gjithnje prane. Por me pelqen dhe vleresimi qe me bejne tifozet e skuadrave kundershtare”. Duke vazhduar me tej Diego nenvizon: “Gjithnje kam menduar se Juventus eshte nje nga klubet me te mira ne bote dhe kete e tregon e gjithe historia e krijuar nga bardhe e zinjte. Sfida jone eshte e veshtire, por jo e parealizueshme: te synojme sa me shume trofe, duke korrigjuar disa pika te dobeta”. Ne karrieren e tij, mesfushori brazilian ka rrugetuar duke patur ne skuadrat ku ka luajtur shume kampione te medhenj, por nje fenomen si Bufon nuk e ka takuar deri sa erdhi te Juventus. “Une luaje me portjerin me te madh qe kam pare gjate karrieres sime. Ne kete moment nuk njoh nje tjeter portjer qe te jete kaq i forte sa Xhixhi Bufon. E shikoje qe dhe ne stervitje eshte i jashtezakonshem, porn e ndeshje eshte gje tjeter. Me Bufon dhe shoket e tjeter te skuadres Juventus mund te ngjitet shume lart, eshte momenti qe ne te fitojme tani”, perfundoi Diego.