24 shtator 2009

Anceloti per Drogban: “Me kujton Van Basten”

Gjashte fitore ne gjashte ndeshjet e para per ligen e pare angleze dhe nese llogarit suksesin ndaj Portos per ligen e kampioneve atehere numrat behen dhe me impresive. Kjo ecuri e Celesit eshte dhe merite e drejtimit te tij nga tekniku italian, Karlo Anceloti. Suksese por dhe zemerim nga ish-tekniku i Milanit, sic tregon ai ne median britanike. “Ndaj Riding ne nje ndeshje miqesore ne u ndodhem ne disavantazh te dy golave dhe une isha shume i irrituar me lojen e futbollisteve te mi. Nuk arrita te shprehem ashtu sic duhet per shkak te problemeve ne gjuhen angleze. Por ne ndihme me erdhi ndihmesi im, Roj Uilksins qe me tha: ‘Shaje ne italisht dhe une ulerita…”. Duke zbuluar kete detaje kurioz, Anceloti vazhdon duke folur per sulmuesin Didier Drogba dhe per skuadren e tij: “Xhon Terri eshte lideri i Celesit, ashtu sic kam patur Gatuzon te Milan. Por dhe Drogba eshte nje lider dhe mbi te gjitha sulmuesi me i mire qe une kam patur gjate karrieres sime”. Kete e thote Karleto qe ka punuar me te tille sulmues si Krespo dhe Inzagi, Shevcenko dhe Del Piero e Trezegue. “Filipo Inzagi eshte nje futbollist inteligjent, Shevcenko shume i mire, pastaj Del Piero, Krespo…Por Drogba eshte krejt ndryshe. Mund te krahasohet me Ibraimovichin, Eton dhe Fernado Torresin. Por une nuk e nderroje me asnjerin prej tyre”, nenvizon tekniku i Celesit i dashuruar me sulmuesin nga Bregu i Fildishte. Komplimenti me i madh qe i behet Drogbas nga Anceloti eshte: “Kam luajtur me Van Basten dhe Didier me kujton holandezin e madh…”. Dhe pse ne distance Anceloti i pergjigjet Mourinhos qe pohonte pak dite me pare se “Eto ishte sulmuesi me i mire gjate karrieres se tij”. Te Celesi, tekniku portugez pati theksuar pikerisht ate qe thote Anceloti tani, per sulmuesin nga Bregu i Fildishte.