Mesfushori brazilian i Juventusit, Felipe Melo, është i kënaqur. Ka shënuar një gol në ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Romës dhe kanë ardhur tri pikë për Juventusin, që do të thonë pikë të plota në renditje dhe shumë entuziazëm për të ardhmen. “Jam shumë i kënaqur me këtë fillim sezoni, me dy fitore të marra kundër dy skuadrave të vështira, - ka thënë mesfushori bardhezi. - Të fitosh në Romë është gjithmonë një gjë pozitive, tani duhet të ruajmë këtë nivel përqendrimi edhe në ndeshjet e tjera, sepse jemi akoma në fillim”.DIEGO - Lojtari juevntin, që gjendet i grumbulluar me kombëtaren braziliane, nuk ka gjetur tek verdhjeshilët Diegon, i cili nuk është thirrur nga trajneri Dunga për sfidën e dyfishtë kundër Argjentinës dhe Kilit: “Nëse do të kishte një mundësi për të luajtur me Seleçaon unë do të isha i lumtur, është një shok i mirë dhe një lojtarë i madh”. Në fund, një koment për luftën për titull në kampionat: “Më duket shpejt për të folur për një duel Juve-Inter. Edhe Milani ka potencialin e duhur për të luftuar për titullin”, - ka përfudnuar Melo.