05 shtator 2009

Danimarka dhe Italia shumë afër botërorit

Kombëtarja e Danimarkës në futboll ka barazur në përballje me Portugalinë në Kopenhagen. Kështu, parktikisht, Danimarka ka siguruar kualifikimet, dhe Portugalia duhet të luftoj për vendin e dytë, me shpresë për në vend në Play Off.Fitore me rezultat 2 me 0 ka shënuar dhe Italia në transfertë ndaj Gjeorgjisë.
Danezët kaluan të parët në epërsi me anë të golit të Nicklas Bendtner në minutën e 42 duke shockuar mysafirët, dhe duke u humbur shpresat për botëror. Por, parpritmas në skenë dolën përsëri danezët. Liedson shënon autogol, duke mos ja humbur shpresat Portugalisë, edhe pse kjo e fundit do ta ketë të vështirë të kualifkohet për botëror.
Padyshim se natën më të keqe në jetën e tij sot e pësoi Kakha Kaladze i cili shënoi dy herë në portën e gabuar. Në minutën e 57 dhe 67, Kaladze shënon dy herë për të dërguar kështu Italinë një hap më afër kampionatit botëror.