Ka filluar gjuetia për pasardhësin e David Trezegesë. Në të vërtetë kërkimet për zëvendësuesin e sulmuesit italo-argjentinas kanë filluar me kohë. Për disa nga objektivat e mundshëm, ndër të tjera është bërë më shumë se një sondazh. Për shembull si në rastin e sulmuesit të Lacios Goran Pandev.ENDRRA ROSI - Gjatë verës së kaluar emri më i përmendur në ambientin bardhezi ka qenë ai i Xhiuzepe Rosit. Sulmuesi i Vilarealit kushton shumë, jo më pak se 20 milion euro, por do të ishte një investim i sigurt për të ardhmen.
TE TJERET - Pëlqehet, dhe shumë Ezekiel Laveci: gjatë muajve të kaluar drejtuesit bardhezi janë takuar më shumë se një herë me stafin e tyre. Sulmuesi argjentinas, edhe ai i lëvizshëm dhe teknik, pas përplasjes me drejtuesit e Napolit duket se është qetësuar, por një ndarje në fundin e këtij sezoni është shumë e mundshme. Ndrëkohë ndiqet edhe sulmuesi i Palermos Edinson Kavani. Drejtori teknik i Juves, Alesio Seko, ka marrë informacione për urguaianin, ndër të tjera midis bardhezinjve dhe klubit sicilian marrdhëniet janë shumë të mira.