22 shtator 2009

Markizio: Tani është momenti im

“Gola të tillë nuk kisha bërë asnjëherë. Eshtë me të vërtet momenti im magjik”. Golin e gabuar kundër Bordosë në Champions, Markizio e ka realizuar të shtunën kundër Livornos. Këtë herë traversa nuk ka penguar, por pas një pasimi perfekt të Kamoranezit ka ardhur goditja parabël. “Eshtë momenti im, -ka thënë mesfushori bardhezi. - Titullar tek Juventusi, titullar tek Italia, lindja e djalit tim Davide që ishte në tribunë dhe të cilit ia kam dedikuar golin. Një gol me një goditje parabël, ndër të tjera, që nuk më kishte ndodhur asnjëherë më parë. Po, mendoj se është me të vërtetë momenti im”.