Iakuinta: Unë, gjithmonë titullar
Kokëfortë si një mushkë, ose si Vinçenco Iakuinta, që fanellën bardhezi e ndiente të tijën, jo atë të Udinezes, por atë të Juventusit. I gatshëm të priste në heshtje, në stol, për t’u aktivizuar për pak minuta lojë. Asnjë shpërthim, apo një deklaratë polemizuese. Kështu për tre sezone, nga transferimi nga “Friuli” në “Olimpiko” për 11 milionë euro. “Jem ndier gjithmonë titullar, si të gjithë shokët e skuadrës. Stërvitesh dhe punon, lodhesh gjithë javën më pas luan ai që e meriton. Nëse jam mirë fizikisht mund të konkurroj me këdo, por nëse shënoj merita është e gjithë shokëve të mi”, ka thënë sulmuesi bardhezi.