23 shtator 2009

Luis Aragones nëse ikën trajneri Resino

Për Atletiko Madrid ky është fillimi më i keq i sezonit që nga 1999/2000, vit në të cilin përfundoi me rënien e befasueshme në kategorinë e dytë spanjolle. Klubi, dhe në veçanti Enrikue Cerezo e Miguel Angel Gil, janë më se të shqetësuar dhe tashmë flitet për ndryshim të mundshëm të trajnerit. Në fakt, nëse Atletiko nuk do të vijë takimin e ardhshëm të La Ligas kundër Almeiras, shkarkimi i Abel Resinos është thuajse i sigurt. Vendin e tij pritet ta zërë Luis Aragones, i cili më parë ka drejtuar Spanjën dhe Fenerbahçen.