Ballak: Sekreti ynë është Man. Junajtid
Gjashtë fitore në po aq ndeshje dhe vendi i parë në klasifikim para Junajtid e Liverpulit. Sigurisht një fillim i mrekullueshëm për Çelsin e Ançelotit, që mes njerëzve të tij më në formë numëron edhe Mikael Balak, autor i 3 golave në Premier League: "Mund të ndihet shpirti ynë i fitores në dhomat e zhveshjes, thotë gjermani. Është i njëjti ajër që thithet në skuadrat e mëdha si Mançester Junajtid, ku bindja e të qenit i fortë dhe se mund të fitosh çdo ndeshje, është ndjenja që mbizotëron gjithmonë".