Kuqezinjtë, në gjurmë të “Maikonit” të ri
Leonardo ishte i qartë kur mori Milanin, pasi skuadra e tij duhet të ketë anësorë të mirë për të fituar. Gjuetia për mbrojtës ka nisur prej kohësh në shtëpinë kuqezi, por problemet ekonomike të Galianit me shokë, kanë sjellë vetëm Odon dhe Abaten në rolin e mbrojtësit të krahut. Ëndrra është të gjëndet një lojtar i aftë të bëjë “kursorin”. Një Maikon pra. Interisti është ndoshta i vetmi në Botë, por nga Brazili emri i fundit që e shohin pranë Milanit, të kujton vërtet anësorin zikaltër. Shtypi brazilian siguron që kuqezinjtë janë në gjurmë të Alison Veloso Rikardos, anësori i djathtë i Korinthiasit. Aftësi të jashtëzakonshme sulmuese dhe një fizik të mirë, Alison mund të konkurrojë vërtet me Rafinjën e Shalkes për të fituar një vend jokomunitari të gatshëm në organikën milaniste. Kartoni i 21-vjeçarit të ish-Juventudit ndodhet në duart e agjencisë “Sonda”, një nga më të rëndësishmet në Brazil.