
E di që Milani duhet të arrijë në një pozicion, që e lejon vitin e ardhshëm të kualifikohet direkt në Ligën e Kampioneve”. Megjithatë, administratori i deleguar kuqezi është i bindur që skuadra do të mbajë në kampionat të njëjtin përqendrim që u pa edhe në Europë dhe kështu mund të synojë edhe titullin. “E dimë të gjithë që Championsi është një veprimtari ndryshe, me skuadra që luajnë dhe e lejojnë kundërshtarin të luajë dhe mbyllen shumë më pak se disa skuadra italiane. Në një mënyrë apo në një tjetër, unë e di që Milani duhet të arrijë në një pozicion që vitin e ardhshëm do ta lejojë të kualifikohet direkt në Ligën e Kampioneve”.