23 shtator 2009

Anceloti i shqetesuar per demtimin e Drogbas

Tekniku i Celesit, italiani Anceloti mbetet i shqetesuar deri sa te zbuloje se sa gjate do te mungoje ne skuader sulmuesi Drogba, i demtuar ne pulpe ne ndeshjen e fituar me merite 3:0 ndaj Totenhem, ne derbin londinez zhvilluar ne Stamford Brixh. Skuadra e Ancelotit luajti rekordin 100 per qind te pikeve te fituara pas gjashte ndeshjesh, duke u konsoliduar ne kryesimin e liges se pare angleze. Ndaj lojes bindese te Celesit, Totenhem nuk gjeti asnje pergjigje dhe blute e Londres fituan me dominim te plote pas golave te Eshli Kol, Ballak dhe Drogbas. Pervec Drogbas u demtua dhe mbrojtesi i Totenhemit, Basson qe pati frakture ne mollzen e faqes. Dhe situata per teknikun e Totenhemit, Herri Redknap perkeqesihet me shume pasi ne ndeshjen me Celesi humbi per shkak demtimi dhe mbrojtesin tjeter te qendres, Ledli King. Anceloti shpreson, qe Drogba i pezulluar dhe per dy ndeshje ne ligen e kampioneve te mos mungoje gjate ne sfidat ne ligen e pare angleze. “Nuk e dime me saktesi se cili eshte problemi i demtimit te Drogbas. Duhet te presim dhe te shikojme. Shpresojme qe Drogba te kete vetem nje bllokim muskular. Do te presi diagnozen e sakte, por fjala eshte per pulped he jo per gju”. Lidhur me ndeshjen tekniku i Totenhem, Herri Redknap nenvizoi se skuadres se tij iu mohua nje 11-metersh, kur Robi Kin pati nje kontakt fizik me mbrojtesin portugez, Karvalho. Perpara ndeshjes me Totenhem, Anceloti mesoi per fitoren ne derbin e Mancesterit te skuadres se Fergusonit, 4:3 dhe u pyet nese kjo rriste presionin mbi skuadren e tij. “Une jam i interesuar vetem qe Celesi te luaje mire. Gjerat e tjera nuk kane rendesi per mua. Me pelqen te ndjek ndeshjet e Mancester Junajtid, por vetem kaq”, ishte pergjigja e teknikut italian.