22 shtator 2009

Konte merr vendin e Greguçit

Tani gjithçka është zyrtare. Ka marrë fund aventura e trajnerit Anxhelo Greguçi në drejtimin e skuadrës së Atalantës. Tekniku, i cili në këtë sezon kishte marrë vendin e Xhixhi Del Nerit, është larguar nga drejtuesit e klubit bergamask. Shkak për këtë vendim ka qenë humbja e thellë e pësuar nga zikaltrit të dielën kundër Barit, e katërta në po aq ndeshje të zhvilluara nga ky ekip, që tani ndodhet në vendin e fundit në renditje në kuotën e zero pikëve. Ndërkohë, zëvendësuesi i Greguçit duket se do të jetë ish-trajneri i Barit, Antonio Konte.