Eshtë një Sër i vërtetë, Fabio Kapelo. Trajneri i kombëtares së Anglisë, ka replikuar me stilin e një britnaiku të vërtetë ndaj thumbimeve të Hoze Mourinjos (”Kush thotë se Interi duhet të fitojë Champions Ligën nuk kupton asgjë nga futbolli”). “Ajo e Mourinjos ka qenë një batutë që duhet pranuar me ironinë e duhur. Polemikat nuk mungojnë, më pas edhe në Angli ka gazeta që janë më të rëndësishme se televizonet apo radiot. Këtu lexohet shumë”. I qetë, i sigurtë tek vetja, dhe me një objektiv të vetëm në kokë, të rikthejë Kupën e Botës pas 44 vitesh në Angli, trajneri friulan ka preferuar të evitojë çështjet më të nxehta të futbollit italian.Për shembull, siç është rasti i Kasanos: “Antonio është një talent i madh dhe jam i kënaqur që po e tregon këtë tek Sampdoria e Del Nerit. Eshtë një gjeni, shpresoj që sjellja e tij të jetë përmirësuar dhe ndoshta Lipi mund ta thërrasë në kombëtare”. Emri i Kasanos pasohet nga ai i Françesko Totit. Sër Fabio i ka bërë komplimenta edhe kapitenit të Romës: “Toti në nivel futbollistik është i jashtëzakonshëm, sipas mendimit tim pozicioni i Totit tani është më afër portës. Diçka e re mund të provohet, por mendoj se është një krim i vërtetë që një lojtar si ai të qëndrojë larg portës”, ka thënë Kapelo.