Sulmuesi zikaltër ka një mesatare shënimi prej 0,80 golash për ndeshje. Në 35 takime ka shënuar 28 golaNordal, Ronaldo, Najers, Van Basten, Çarls, Ziko, Riva, Bobo Vieri. Më i miri nga këta? Diego Milito. Kjo është e shkruar në historinë e tij (të shkurtër) në Serinë A, pjesë e të cilës ai është bërë në moshën 30-vjeçare, sfidë, e fituar nga Xhenoa në sezonin e kaluar, dhe e fituar edhe në ditët e sotme tek një Inter, që nuk është në formën e tij më të mirë, shumë i fortë në derbi dhe jo aq në ndeshjet e tjera, duke përjashtuar natën e Barcelonës ku ka patur shumë intensitet, përballje që pritej me padurim, dhe për këtë arsye e vështirë për t’u deshifruar.
Argjentinasi Milito, që njihet ndryshe me pseudonimin “Princi”, ka qenë protagonisti i 10 pikëve që zikaltrit kanë grumbulluar në këtë kampionat. Ka qenë vendimtar në ndeshjen e parë kundër Barit, duke marrë një penallti që më pas është kthyer në gol nga Eto, në ndeshjen që ka përfunduar në barazim 1-1; edhe fitoren 2-0 kundër Parmës, me golin e dytë që ka siguruar rezultatin, meritë e tij. Pjesa tjetër është tek ndeshja e së dielës Kaljari-Inter që pa Militon do të kishte përfunduar keq.
E veçanta e Diegos kuptohet nga fjalët e njeriut që e stërvit, që luan në krah të tij dhe që e paguan. Eshtë shumë i rëndësishëm, sepse bën vetëm atë që është e nevojshme pa ekzagjeruar. Një ose dy lëvizje për të bërë gol, pasime, presion ndaj kundërshtarit. Eshtë i rëndësishëm nga mënyra sesi vihet në shërbim të skuadrës dhe të shokëve të ekipit, dhe kur Maikon (Inter-Parma) ka kundërshtuar publikun, sepse ka vërshëllyer për një gabim të Militos, është kuptuar akoma më mirë vlera e argjentinasit.
Në fund, i veçantë bëhet edhe kur shikohen realizimet e tij me fanellën e Interit, apo në Serinë A (35 ndeshje, 28 gola), në atë mesatare prej 0,80 golash për ndeshje që është më e mira e sulmuesve të kampionatit italian pas Luftës së Dytë Botërore. Për të thënë se Ibrahimoviç është e kaluara, që shkëmbimi Ibra-Eto ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë verës dhe para përballjes Inter-Barcelona dhe mund të thuhet se dhe kjo është pjesë e së shkuarës; Ibra-Milito është një bast që nuk është diskutuar ndonjëherë, në kuptimin që e kanë fituar të dy: Laporta dhe Morati.
Kështu është gatuar Diego Milito, që ka pranuar me ndershmëri problemet e Interit: “Kemi zhvilluar një pjesë të parë shumë të keqe, por ndonjëherë është normale. Kundër Kaljarit ka ndikuar lodhja fizike dhe psikologjike që kemi ndier të mërkurën në mbrëmje kundër Barçës. Ndërsa, në pjesën e dytë kemi dalë në lojën tonë”. Golin “ia kam dedikuar gruas dhe djalit tim”.
Të qënit realist dhe modest duke mos e kthyer shumë kokën mbrapa, dhe duke mos shikuar shumë përpara: as për evenimentin e dyfishtë që duhej festuar, një dygolësh në ndeshjen e tij numër 100 në Itali, duke arritur në 64 realizime (”Seria A është shumë e vështirë dhe nuk është e lehtë të shënosh në këtë kampionat”), as për renditjen e golashënuesve: “Nuk është një objektiv për të cilin mendoj tani, ka rëndësi vetëm Interi dhe fitoret me këtë skuadër. Dhe duke marrë tri pikët kundër Kaljarit i jemi kundërpërgjigjur Juventusit dhe atyre që ndodhen para nesh: për titullin në kampionat jemi edhe ne në lojë”, ka thënë argjentinasi.