01 shtator 2009

Kasano ëndërron Afrikën e Jugut

Tek Antonio Kasano dëshira për të veshur fanellën e kombëtares italiane është më e ndezur se kurrë. Këtë e ka konfirmuar menaxheri i sulmuesit të Sampdorias, Bepe Boco: “Dëshiron të shkojë në Afrikën e Jugut. Objektivi i tij është të zhvillojë një tjetër sezon të madh dhe të vërë në vështirësi Marçelo Lipin, zgjedhjet e të cilit do të respektohen gjithsesi”, ka bërë të ditur menaxheri i lojtarit. “Në qershor do të shohim, - ka vazhduar Boco. - Dua të saktësoj që historia se Kasanon nuk e do grupi i lojtarëve të kombëtares është plotësisht e pavërtetë”.