01 shtator 2009
Melo: Po kaloj një periudhë të keqe
Felipe Melo, mesfushori i Juventusit, është paraqitur para gazetarëve në përfundim të Roma-Juventus me lot në sy. “Goli që kam shënuar, - ka thënë Melo, - është prova që Zoti ekziston. Gjyshja ime Manuelina, e cila më ka ndihmuar shumë, ka ndërruar jetë. Këtë gol ia dedikoj asaj”. Më pas, lotët kanë ardhur kur Felipe Melo ka shtuar: “Edhe babai im nuk është mirë… Po kaloj një periudhë të keqe”. Braziliani, autor i një paraqitje të shkëlqyer kundër Romës, meriton vlerësime të tjera shtesë, duke parë se ka arritur të zhvillojë një ndeshje pothuajse perfekte pavarësisht shqetësimeve të natyrës personale. Dhe tani menjëherë e ka radhën kombëtarja braziliane, me të cilën do të udhëtojë drejt Argjentinës, ku të shtunën do të zhvillohet përballja me rivalët bardhekaltër. Makina që e ka shoqëruar në aeroport është vënë në dispozicion nga klubi i Romës.