Bunjaku e Berisha eliminohen nga kupa e Gjermanisë
Futbollistët Albert Bunjaku (Nurnberg) dhe Besart Berisha (Arminia Bielefeld) eliminohen nga Kupa e Gjermanisë në futboll. Bunjaku me Nurnbergun luajti 90 minuta në fushë të veten në përballje me Hoffenheimin, duke pësuar humbje me rezultat 0:1. Golin e fitores për mysafirët e shënoi Nillson në minutën e 35-të të ndeshjes. Futbollisti Berisha ka luajtur 90 minuta si mysafirë në ballafaqim me skuadrën Trier, që bënë gara në Ligën Rajonale të Gjermanisë. Arminia në kohën e rregullt luajti baras, mirëpo në vazhdimin dy herë nga 15 minuta pësuan humbje 2:4. Arminia e pati fitoren në duart e veta, por epërsinë 2:0 e barazuan 2:2 Trieri dhe e fituan ndeshjen pas 120 minutave lojë.