Mesfushori anglez Steven Gerrard kërkon hakmarrje ndaj Kroacisë për fitoren e cila u kushtoi Tre Luanëve me moskualifikim në Euro 2008.“Lojtarët anglezë ende po vuajnë nga ai rezultat dhe ajo paraqitje, prandaj duhet ta shfrytëzojmë atë si motiv për të siguruar fitore të mërkurën”.
“Ndjehemi mirë për kualifikimin, jemi duke u mësuar me fitore dhe Kroacia do të jetë një test i vështirë. Asnjë lojtar nuk e dëshiron zhgënjimin e moskualifikimit në një turne të madh në CV-në e tij”, është cituar Gerrard nga “The Daily Mail”.