06 shtator 2009

Del Bosque i entuziazmuar me fitoren

Spanja e ka demoluar Belgjikën në ndeshjen e zhvilluar të shtunën mbrëma me rezultat prej 5-0, ndërsa trajneri Vicente Del Bosque është shprehur më se i kënaqur me fitoren e të zgjedhurve të tij.
David Silva (41’ dhe 68’), David Villa (49’ dhe 85’) dhe Gerard Pique (50’) ishin emrat e golashënuesve që gjunjëzuan belgët në stadiumin Riazor.
“Humbja nga SHBA-të në Kupën e Konfederatave na ka bërë të përparojmë, sepse e vërejtëm ku e kemi dobësinë”.
“Luajtëm më mirë në pjesën e parë, edhe pse shumica e golave erdhën në të dytën”
“Shpresoj ta argëtojmë sërish këtë stadium. Tifozët ishin të shkëlqyer, sensacionalë, të jashtëzakonshëm. Prandaj ne reaguam siç duhet”, ka thënë Del Bosque për “AS”.