Trajneri i Argjentinës, Diego Maradona, ka pranuar se përfaqësuesja e tij do ta ketë vështirë të kualifikohet në Kampionatin e ardhshëm Botëror, pas humbjes prej 1-3 nga Brazili.“Të mposhtesh nga Brazili është gjithmonë keq. Ishim të motivuar për fitore dhe për t’iu afruar Kampionatit Botëror. Mirëpo tash duhet të zmbrapsemi sepse kualifikimi do të jetë i vështirë”.
Ai ka thënë se Albicelestët duhet të punojnë shumë dhe të mundohen të nxjerrin tre pikë në përballjen shumë të vështirë ndaj Paraguait.