
Këtu nuk bëhet fjalë për përleshje të huliganëve, por të futbollistëve. Pas ngjarjes së lartpërmendur, e cila ndodhi të dielën, të martën mbrëma u pa edhe një skenë e pahijshme në futbollin anglez.
Në fakt, futbollisti i West Bromwich Albion, Jerome Thomas, ia ka dhënë një shpullë yllit të ri të Arsenal, Jack Wilshere në minutën e 37-të të ndeshjes së Carling Cup (fituan Topçinjtë 2:0) për motive ende të panjohura.
Thomas rrezikon të dënohet rëndë për këtë gjest.