24 shtator 2009

Joe Cole i kënaqur me rikthimin

Mesfushori i Chelseat, Joe Cole, ishte i kënaqur që përfundimisht është rikthyer në fushë pas lëndimit në gju.
Anglezi qëndroi jashtë fushe plot tetë muaj për shkak të lëndimit të ligamenteve të gjurit dhe mbrëmë, në takimin e Kupës Carling kundër QPR, ai është rikthyer në fushë, duke asistuar për Salomon Kalou në golin e vetëm të takimit.
“Tash jam rikthyer në fushë dhe kjo është e shkëlqyeshme. Por nuk do të lëshohem shumë. Do të ketë shumë ngritje dhe rënie. Gjithçka mund të bëj është të punoj me ngulm në stërvitje”, ka thënë 27-vjeçari.