Fazliu: Do të bëjmë fitoren e parë jashtë
KF Prishtina të gjitha fitoret i ka arritur në fushë të veten dhe asnjë pikë nuk e ka fituar jashtë fushës së saj. Futbollisti Astrit Fazliu premton se Prishtina në Skenderaj do të shënojë fitoren e parë jashtë fushës së vet përballë Drenicës. “Qëllimi ynë është të arrijmë fitoren e parë jashtë Prishtinës dhe të ta thyejmë këtë seri të pasuksesshme si mysafirë. Nëse kthehemi më pikë të plota, mendoj se nuk ka kush që mundet t’i dalë ballë skuadrës tonë në javët e ardhshme. Drenica ka një skuadër të mirë, por Prishtina është më e fortë, pasi që jemi të kompletuar më rikthimin e pesë futbollistëve të pezulluar, si: Idrizi, Humolli, Azemi, Kozhani e Vokshi”, tha Fazliu.