Tashmë një prej lojtarëve më të mirë në Premierligë, i cili udhëheq mesfushën e Arsenalit si një virtuoz dhe i cili gjen në mënyrë të përkryer lëvizjet e Robin van Persiet dhe bashkë-lojtarëve të tij të sulmit, me stilin unik të pasimeve - ndonjëherë harrojmë se Cesc Fabregas është vetëm 22-vjeçar. Spanjolli ka luajtur vetëm 100 ndeshje për Arsenalin, përfshirë edhe finalen e Ligës së Kampionëve. Në vitin 2006, ai u bë lojtari më i ri spanjoll në 80 vite dhe ka qenë në një formë të shkëlqyeshme me kombëtaren. Në një intervistë të fundit, mesfushori i Arsenalit thotë se topçinjtë merituan së paku një barazim në ndeshjen e fundit kundër Manchester United, dhe kërkon ndëshkim në ndeshjen e ardhshme.“Premierliga është një ligë shumë e vështirë të luhet dhe duhet të jeni në formën më të mirë secilën javë pasi nuk ka kundërshtarë të lehtë. Referi ka pranuar se bëri gabim (në ndeshjen ndaj United) por tash nuk mund të bëjmë asgjë. Ne mund vetëm të shohim në ndeshjen e ardhshme. “Kjo dhemb, por na u mohuan shumë raste dhe ishte një ndeshje shumë fizike, ndoshta tepër fizike, por ne treguam se treguam se nuk do të ulim kokën nga askush. Dhe kur ata do të luajnë kundër nesh në shtëpi tonën, do të jetë shumë më ndryshe”, ka thënë Fabregas. “Klubet përpiqen të mos na lejojnë të luajmë futbollin tonë dhe disa përdorin taktika të dyshimta, por ne nuk do të frikësohemi nga askush”. Por, nëse ‘anti-futbolli’ ishte problem në Old Trafford, Andriy Arshavin dëshmoi se mund të jetë dikush që do ta zgjedhë këtë, duke treguar edhe një ndeshje të shkëlqyeshme për topçinjtë. “Steven Gerrard dhe Frank Lampard janë dy prej lojtarëve të mi më të preferuar, dhe John Terry dhe Ashley Cole janë dy mbrojtës të shkëlqyeshëm. Theo Walcott po ia del mirë, dhe po ashtu është një lojtar fantastik. Nuk ka asnë kundërshtar të lehtë në Premierligë”. “Por Arshavin është një lojtar i shkëlqyeshëm, i cili e pëlqen lojën. Me të është kënaqësi të luash dhe ai na ka dhënë neve një dimension të ri dhe na ka bërë më të kompletuar. Ai është në të njëjtin nivel me disa prej lojtarëve të cilët i përmenda dhe vetëm mund të bëhet më i mirë”. Fabregas po ashtu ka folur edhe për spekulimet të cilat e lidhin atë me një largim nga Emirates Stadium dhe me një kalim në Camp Nou te Barcelona. “I di të gjithë spekulimet për Barcelonën, por duhet të kuptoni se unë jam një lojtar profesional dhe jam një lojtar i Arsenalit. Ne kemi bërë një fillim të mirë dhe mund të vazhdojmë të bëjmë gjëra të mira këtë sezon. Si i ri i kam adhuruar Pep Guardiolan dhe Michael Laudrup në Barcelona. Kam mësuar shumë gjëra atje, por është e rëndësishme të jesh vetja. Kurrë nuk mund të dini se çfarë mund të ndodhë në futboll dhe gjithmonë është nder të lidhesh me një klub si Barcelona, të cilin e njoh mirë. Por le të shohim si do t’ia del Arsenali këtë sezon, jam i sigurt se do të fitojmë diçka shumë shpejt. Ndjehem mirë këtu dhe Wenger më ka ndihmuar shumë dhe, për këtë gjithmonë do ta respektoj atë. Do të doja të fitoj një trofe të madh sërish”, ka shtuar Fabregas.