Curri luajti 89 minuta
Futbollisti shqiptar, Skerdilajd Curri, luajti 89 minuta për skuadrën e AUE-së, e cila shënoi një fitore (1:0) të mundimshme në përballje me Stuttgartin II, në kuadër të javës së tetë të Ligës së Tretë të Gjermanisë në futboll. Curri në minutën e 89-të është zëvendësuar nga futbollisti Hochscheidt. Gjatë 89 minuta Curri ka qenë mjaft luftarak në fushë, duke arritur një fitore të rëndësishme në luftë për t’u rikthyer në ligën e dytë gjermane. skuadra e AUE-së renditet në vendin e 9-të me 12 pikë të grumbulluara dhe ka mundësi të mira deri në fund të kampionatit të ngjitet në kreun e tabelës.