05 shtator 2009

Capello: Do ta respektoj kontratën

Përzgjedhësi i kombëtares së Anglisë, Fabio Capello, ka kontratë me federatën angleze deri në vitin 2012, deri pas përfundimit të kampionatit të ardhshëm evropian, por ka shumë spekulime se ai mund të largohet pas fundit të Kupës Botërore, Afrika e Jugut 2010. Por 61-vjeçari zotohet se ai nuk do të largohet nga kombëtarja angleze dhe se do ta respektojë kontratën. “Kontrata ime përfundon në vitin 2012 dhe dua ta respektoj atë. Nuk është e rëndësishme vetëm për mua por po ashtu edhe për FA, por në mendjen time caku është ta respektoj kontratën”, ka thënë Capello.