05 shtator 2009

Arifi autorë i golit, një pikë Elversbergut

Jeton Arifi është më i merituari për pikën e fituar (1:1) të skuadrës së Elversbergut si mysafirë në përballje me skuadrën Worms, në javën e 6-të të Ligës Rajonale të Gjermanisë grupi i perëndimit në futboll. Arifi në minutën e 47-të e kalojë në epërsi skuadrën e tij, por nuk arritën të qëndrojnë deri në fund. Vendasit e barazuan 1:1, me të cilin rezultat përfundojë ndeshja. Arifi dëshmoi një lojë të mirë dhe angazhimi i tij solli edhe pikën e vlefshme nga ky udhëtim. Elversberg radhitet në vendin e tretë në tabelën e klasifikimit më 11 pikë të tubuara ose dy pikë më pak se i pari, Mainz 05 II, që ka 13 pikë.