05 shtator 2009

Dallku: Danezët janë të rrezikshëm

Futbollisti Armend Dallku, që shquhet me angazhim të pashoq në repartin e mbrojtjes mëton një paraqitje të mirë të kombëtares Shqiptare që do ta ketë më 9 shtator përballë Danimarkës. Dallku që deri më tash ka zhvilluar 31 ndeshje me kombëtaren Shqiptare shikon me bisht të syrin kombëtaren rivale dhe i gatshëm t’i sfidojë sulmuesit e saj. “E dimë se kombëtarja e Danimarkës është shumë e rrezikshme. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe mos të bëjmë ndërhyrje të palejueshme pranë 16-shit tonë, sepse rivali është shumë i rrezikshëm nga gjuajtjet e lira”, tha Dallku.