24 shtator 2009

Pep Guardiola: gjithnje perfeksionist

Tani teknikun e Barcelones, Pep Guardiola mund ta quash perfeksionist. Ndersa media dhe jo vetem ajo spanjole ekzaltohet nga loja e kampiones se Evroper, Guardiola gjen hapesira ku skuadra e tij mund te permiresohet permes korrigjimit. Keshtu ndodhi pas fitores se thelle ne Kamp Nou me Atletiko Madrid, 5:2, po e njejta gje dhe me suksesin dominues, ndaj Racing Santander 4:1. “Po shikoje qe gradualusht skuadra poi afrohet nivelit qe Barcelona tregoi sezonin e kaluar, pohoi Guardiola. Me pelqen serioziteti ne loje nga te gjithe futbollit, por dhe racionaliteti pasi krijojme avantazhin”. Ibraimovich arriti nje rekord ne fitoren e fundit, 4:1 ndaj Racing ne Santander: ne te kater ndeshje e para me Barcelonen ka shenuar. Por sulmuesi suedez pagoi jo pak per kete rekord te tij. Ne fillimin e pjeses se dyte ai demtohet ne kavilje, kerkon ta perfundoje lojen por Pep Guardiola e zevendeson disa minuta me vone. Ekzaminimi i kaviljes se demtuar jep nje rezultat te padeshiruar per sulmuesin suedez: dy jave larg futbollit. Pep Guardiola natyrisht ka mbetur i kenaqur me integrimin e shpejte te Ibarimovich te skuadra katalanase. Por si perfeksionist ai nenvizon: “Zllatan eshte nje sulmues me kualitet shume te larte, megjithate mendoj se ka mundesi per tu permiresuar”. Nje kritike qe natyrisht e shtyn sulmuesin suedez te kerkoje nivelin e tij me te mire, ndonese ai veprim i tij ne golin e trete te mbrojtesit Pike, reflekton se Ibraimovich ka ne repertorin e tij gjera te jashtezakonshme.